E frikshme, i ngec koka midis trenit dhe platformës

Ky është momenti kur një zjarrfikës ka ndihmuar një njeri që i kishte ngecur koka midis hendekut të ngushtë të një treni dhe platformës.

Dëshmitarët u përpoqën të çlironin vetë të riun përpara se të lajmëronin shërbimet e zjarrfikëses dhe policinë.

Ekipet e shpëtimit vendosën një bllok të madh druri në hendek kur arritën në vendin e ngjarjes përpara se të përdorin një makinë për ta zgjeruar atë edhe më shumë.

Ndërsa me anën e udhëtarëve të tjerë arritën të largonin trenin larg nga platforma duke krijuar hapësirë që i palgosuri të nxirrte kokën.

Ngjarja ndodhi në një stacion treni të quajtur Libertad në qytetin Merlo, Argjentinë.

I riu që shpëtoi për mrekulli u identifikua si një shitës 20 vjeçar i quajtur Jose Alejandro Centurion.

Mediat lokale rapotojnë se ai u pengua dhe u rrëzuar ndërsa po dilte nga treni kur i përplas me një pasagjer tjetër. Ndërsa policia raportoi se 20 vjeçari ishte i pirë.

 

SHKARKO APP