E frikshme, ngjitet mbi 900 metra pa litar në El Capitan
Alex Honnold ka realizuar ëndërrën e tij të madhe.
Ai është ngjitur vertikalisht në ‘El Capitan’ në lartësinë mbi 900 metra pa litar.
Atij iu deshën tetë vjet ëndërr, një vit e gjysmë përgatitje dhe një përpjekje e dështuar, për të arritur në majë të formacionit shkëmbor ikonë e të frikshëm El Cap në Yosemite.
Eksperienca e alpinistit 33-vjeçar do të përcillet me anë të një dokumentari të ri ‘Free Solo’.
Honnold ngjiti majën e thepisur për 56 minuta më 3 qershor 2017.
Dokumentari tregon sesi 33-vjeçari, që konsiderohet një nga alpinistët më të mirë, kapërceu sfidat e shkëmbit të frikshëm duke kaluar me kujdes të gjitha pengesat pa u mbajtur me litar.