E “frikshme” por e vërtetë: Në 2030 gjysma e popullsisë do të kenë syze!
Prevalenca e miopisë apo drita e shkurtër po rritet në mbarë botën dhe vlerësimet aktuale sugjerojnë se gjysma e popullsisë së botës do të kenë nevojë për syze deri në vitin 2030.
Një studim parashikon se 4.8 miliardë njerëz ose 49.8 për qind e popullsisë së botës do të kenë nevojë për syze deri në vitin 2030.
Profesori Tan nga Qendra Kombëtare e Syrit në Singapor shpjegon se një kombinim i një kohe të gjatë të leximit të librave së bashku me rritjen e numrit të orëve që kalojnë personat përpara lojërave kompjuterike, si dhe ulja e periudhës kohore që njerëzit shpenzojnë në ajër të pastër e natyrë shkakton një numër tejet të lartë të personave që do të kenë nevojë për syze.