E kapin duke vjedhur, policët i paguajnë ushqimet gruas dhe e lirojnë
Tre oficerë të policisë së New York ishin në krye të detyrës në New York më 4 korrik kur e ndalën në një supermarket. Rojet e sigurisë u thanë policëve se një grua vodhi ushqime. Por reagimi i oficerëve ishte befasues. Në vend që të arrestonin gruan për vjedhjen e ushqimeve vendosën që t’ia paguanin në supermarket.
Policët e identifikuar si Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe Michael Rivera e lanë gruan të lirë.
Pasi u thirrën nga rojet e sigurisë, policët iu afruan gruas dhe e pyetën: “Çfarë po ndodh?”
Dhe ajo iu përgjigj: “Jam e uritur.”
“Pashë në çantën e saj,”-tha Sojo dhe më pas vendosën që t’i paguanin ushqimin.
Sojo shtoi se roja i sigurisë ishte tronditur nga reagimi i oficerëve, por i çoi më pas tek arka për të paguar ushqimet e gruas.
“Në atë moment ajo ishte shumë e emocionuar”, tha polici. “Na falënderoi por ishte ngeli pa fjalë nga ajo që ndodhi.”