E keni ditur gabim! Përdorimi i dorezave rrit rrezikun për infektimin nga koronavirusi

Një mjek i Britanisë së Madhe po paralajmëron se dorezat që po përdoren kohët e fundit pas shpërthimit të koronavirusit mund të rrisin rrezikun e infektimit me koronavirus.

Dr Simran Deo tha se dorezat mund të mbledhin mikrobe në sipërfaqe nga njerëzit e infektuar që kolliten ose teshtijnë mbi to, raportoi Mirror.

“Ndërsa dorezat mund të mbrojnë duart tuaja nga kontakti me bakteret, ato prapë do të qëndrojnë në sipërfaqen e dorezave dhe madje mund të qëndrojnë atje më gjatë nëse nuk lahen shpesh. Ato mund të shtojnë rrezikun që të infektoheni nga ky virus duke prekur fytyrën ose ushqimin tuaj si dhe rreziku i transferimit të tij te të tjerët”, shprehet doktori.

Ai tha se larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë ose përdorimi i sanitizatorit të duarve është një mbrojtje më e mirë kundër virusit.

“Dorezat nuk duhet të trajtohen si një alternative për higjenën e mirë: Këshillat kryesore janë të siguroheni që të lani duart me sapun dhe ujë, ose të përdorni alkool dhe të fërkoni duart për 20 deri në 30 sekonda, veçanërisht kur keni qenë në transporti publik, siç është treni ose autobusi”, shprehet ai.

SHKARKO APP