E mbyllur në kafaz si kafshë, familjarët torturojnë të sëmurën me autizëm
Një e re ka kaluar tmerrin e jetës së saj për disa muaj rresht dhe e gjitha “falë” familjarëve të saj.
22-vjeçarja e sëmurë me autizëm raportohet të jetë abuzuar dhe torturuar nga të 5 afërm të sajë mënyre barbare.
E reja, e cila identifikohet me inicialet, D.P në dokumentet e gjykatës,është mbyllur në kafaz nga të afërmit e saj si të ishte kafshë e egër. Ata gjithashtu e kanë detyruar të hajë hirin e nënës së saj të vdekur.
Familjarët që torturuan të renë e sëmurë janë identifikuar si, Raylaine Knope, 42, Terry J. Knope II, 45; Jody Lambert, 23; Taylor Knope, 20; dhe Bridget Lambert, 21 vjeç.
Ata të gjithë u dënan për trafikim të qenieve njerëzore si dhe për krime urrejtjeje.
Familjarët e saj të “krisur” kanë përfituar nga fakti që e reja ishte e sëmurë për ta torturuar në mënyra nga çnjerëzoret për një periudhë kohore nga gushti i vitit 2015 deri më qershor të vitit 2016.