E mërzitur se nuk lindi dot vetë, nëna e nxjerr fëmijën gjatë operacionit cezarian

E mërzitur se nuk mundi që të lindte në mënyrë natyrale, një infermiere ka kërkuar që të ndihmojë gjatë operacionit të saj cezarian.

36-vjeçarja, Carley Valikoula, e nxori vogëlushen Leilani, tani 18 muajsh, nga mitra e saj gjatë një forme të re revolucionare të cezarianit.

Pamjet e mrekullueshme të ndara nga ajo vetë, tregojnë sesi Carley u përkul për të kapur vajzën e saj të porsalindur. Ajo i vuri krahët përreth vajzës së saj dhe duke e nxjerrë vetë nga mitra në vend që ta linte në duart e mjekëve.

Carley, e cila i ka sjellë të tre fëmijët e saj në jetë me anë të prerjes cezariane e ka përshkruar lindjen si “mahnitëse” dhe thotë se do ta bëjë përsëri.

Duke folur për lindjen e pazakontë, nëna e tre fëmijëve tha:

Kam pasur atë që njihet si një seksion cezarian me anë të ndihmës së nënës dhe unë do ta bëja përsëri 100 për qind. Prerja cezariane nuk është mënyra më e lehtë për të sjellë një fëmijë në jetë. Është shumë e vështirë për t’u bërë dhe nuk do gjykoja asnjë që i nënshtrohet operacionit. Unë kam lindur tre me prerje cezariane, por gjithmonë kam dashur që të kisha lindje natyrale.”

SHKARKO APP