E pabesueshme! Ky zog vodhi një top golfi!

 

Një lojtar golfi ka mbetur i mahnitur kur një zog ia vodhi topin me të cilin po luante. Por më të mahnitshme janë fotografitë e kapura në momentin perfekt të fotografit Coplin Mucklow i cili ia arriti që të shkrepë me aparatin e tij fotografik pamjet kur zogu në shpejtësi po ikte me top në sqep, duke menduar se ishte vezë. Mucklow arriti që të realizojë fotografinë në afërsi të një qendre të golfit në Guernsey në Angli, pasi që e ndoqi zogun për 40 sekonda.
52 vjeçari Colin tha se kishte dëgjuar që zogjtë i vjedhin topat në fushë, mirëpo s’kishte qenë kurrë aq me fat sa ta fotografojë një të tillë, shkruan Daily Mail. 

SHKARKO APP