E padëgjuar, prezantuesja paguan mijëra paund kundër plakjes së gishtërinjve
Injeksionet kundër rrudhave janë shtuar në masë sidomos tek gratë, ku përparësi në këtë “luftë” kundër plakjes i është dhënë gjithmonë fytyrës.
Mirëpo, prezantuesja Anthea Turner, 58 vjeçe, ka befasuar me zgjedhjen e saj…injeksion filler për rrudhat e duarve.
Prezantuesja ka harxhuar 475 paund për injeksionet filler, gjithashtu edhe 2.500 paund për një gjilpërë po për këtë funksion, e cila kryen funksionin e tërheqjes së lëkurës ashtu siç rëndom mund të bëhet me operacion.
Turner ka thënë për Daily Mail:
Duart e mia ishin padyshim një nga dhuntitë e mia më të mëdha dhe vitet e fundit jam bërë e vetëdijshme për këtë, prandaj vendosa që të kujdesem në mënyrë të veçantë për to. Jam e kënaqur me rezultatin dhe mendoj se duken shumë më të reja se sa të një 58-vjeçareje.”
Mikro-konet e injektuara nga Anthea Turner, zhyten në trup më kalimin e kohës dhe shkaktojnë më shumë prodhimin natyror të kolagjenit. Kjo estetikë lokale është shumë pak më frikshme se sa thika.
Më herët Turner ka rritur edhe gjoksin, por pavarësisht kësaj ajo shprehet se nuk ka frikë nga plakja.
Ajo shprehet:
Nuk ka frikë nga plakja, këmbëngul për këtë!”
Epo, të tilla halle paçim edhe ne sa të mendojmë për plakjen e duarve…