E pazakontë! Delet “në protestë”, pushtojnë rrugët e qytetit

Rrugët e Madridit janë pushtuar nga delet disa ditë më parë, teksa barinjtë udhëhiqnin tufat e tyre në zemër të kryeqytetit spanjoll. Ky është një event i përvitshëm, gjatë të cilit trafiku në Madrid bllokohet për disa orë me rradhë dhe në vend të këmbësorëve dhe të makinave, janë delet ato që qarkullojnë lirisht nëpër rrugët e qytetit.

Kjo praktikë është një traditë e lashtë në Spanjë  e emigrimit të gjësë së gjallë. Që nga viti 1194, kanë të drejtën formale për të ndjekur të njëjtat rrugë tradicionale, të cilat dikur ishin zonë rurale, por sot nga lagjet më me emër dhe më të rëndësishme të Madridit, duke përfshirë këtu edhe zona të qendrës, ku ndodhet pallati mbretëror dhe institucione të tjera të rëndësishme shtetërore.

Barinjtë paguajnë një shumë simbolike bashkisë së qytetit, në zbatim të marrëveshjes së tyre e cila daton që nga viti 1418 dhe që i lejon ato të sjellin 1000 krerë bagëtish në zonat më të frekuentuara të Madridit.

SHKARKO APP