E reja flet për bashkëshortin 32-vite më të madh: Njerëzit mendojnë se e kam baba

Një çift, të cilët kanë 32 vite diferencë mes tyre, kanë treguar për fjalët që janë detyruar të dëgjojnë nga njerëzit çdo ditë.

22-vjeçarja Chelsea Maynard është martuar me 52-vjeçarin Bruce dhe shpesh njerëzit mendojnë se janë baba dhe vajzë.

Ajo thotë se kur shkojnë në restorante, kamarierët i japin shpesh menynë e fëmijëve sepse mendojnë se ka dalë me babain.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, pavarësisht fjalëve të të huajve, Chelsea e mbron marrëdhënien e tyre duke thënë se që prej ditës që janë njohur në një kafene, janë më të lumtur se kurrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshja kanë lidhur kurorë 8 muaj pasi Chelsea mbushi 21-vjeç dhe shpresojnë që t’u tregojnë njerëzve se marrëdhëniet me diferencë të madhe moshe në mes mund të funksionojnë më së miri.

Ajo tregon:

Djemtë e moshës sime me duken të papjekur, ndërsa me Bruce gjërat janë ndryshe, të dy na pëlqejnë makinat dhe kemi një dashuri të madhe për kafshët dhe udhëtimet.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?