E rrallë, momenti kur një rrufe godet dy aeroplanë (VIDEO)

Kjo është një pamje që ndodh rrallë të kapet. Një student nga Washington, i cili në një moment po incizonte një stuhi në Seattle, ka arritur që të kapë momentin kur rrufeja godet dy aeroplanë teksa ata po i afroheshin aeroportit.

Owen Craft, ka deklaruar se në momentin që po priste të regjistronte rrufenë kapi pamjet e dy aeroplanëve, duke u goditur nga rrufeja ndersa po i afroheshin aeroportit ndërkombëtar “Seattle-Tacoma”.

“U shtaga për një moment, sepse nuk mund t’ju besoja syve”, thotë ai për KOMO-TV. “Menjëherë e kuptova se kisha kapur diçka mbresëlënëse”. Aeroplanët më vonë u identifikuan si “Alaska Air Flight 515” dhe “Alaska Air Flight 731”.

Ndërkohë zyrtarët e aeroportit theksojnë se pasagjerët asnjëherë nuk janë në rrezik nga një fenomen i tillë pasi aeroplanët janë të ndërtuar në atë mënyrë që t’iu bëjnë ballë rrufeve.

SHKARKO APP