E rrallë.Pëllumbi që fuste kokainë dhe hashash në burg
Një pëllumb (foto) që mbante me vete kokainë dhe kanabis u kap nga rojet e një burgu në Kosta Rika. Zogu u ul në qendër të burgut të sigurisë së mesme “La Reforma” në qytetin San Rafael de Alajuela, dhe tani po mbahet në kafaz nga rojet. Droga ishte lidhur me xhep në gjoksin e pëllumbit. Aty kishte 14 gr kokainë dhe një sasi hashashi i futur në qese plastike. Zyrtarë të burgut thanë se dyshojnë për disa të burgosur që e kanë stërvitur pëllumbin të sillet si korrier. Drejtori tha se ky ishte rasti i parë i përdorjes së një pëllumbi për të futur drogë në burg. Në të kaluarën sipas tij ishin përdorur qen dhe mace. Gjatë Luftës së Dytë Boterore më shumë se 250 mijë pëllumba u përdorën për të transportuar mesazhe nga britanikët dhe francezët.