E thotë shkenca: Të nisësh punën para orës 10 është si një torturë e vërtetë!
Nëse nuk ndjeheni gati të zgjoheni herët, ka një arsye!
Vetëm 7 ditë me më pak se 6 orë gjumë në një natë mund të çojnë në mbi 700 ndryshime në mënyrën e funksionimit të gjeneve tona, sipas Universitetit të Surrey.
Për të mos përmendur ndikimin e tij në performancën tonë, kujtesën, përqendrimin dhe pasojat që mund të paraqesin, duke përfshirë zemërimin, impulsivitetin, shtimin e peshës, presionin e lartë të gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.