E zuri gjumi teksa fliste diktatori, ekzekutohet ministri
Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Veriut, Hyon Yong Chol është ekzekutuar për tradhti ndaj Kim Jongun, raporton agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut.
Deputetët e Koresë së Jugut deklaruan në Parlament se, Hyon u vra më 30 prill para një audience prej qindra personash, siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap.
Mësohet se shkak për vrasjen është bërë një përgjumje e ministrit gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm edhe Kim Jong, ndërsa thuhet të mos ketë dhënë udhëzimet përkatëse.
Analistët e BBC-së thonë se riorganizimi i zyrtarëve ndodh shpesh në Korenë e Veriut, për është e habitshme të ekzekutohet një figurë kaq afër Kimit.
Ky fakt ka shkaktuar shqetësim në lidhje me stabilitetin e vendit.
Burimet thonë se ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut ishte shfaqur në media një ditë para datës së pretenduar të ekzekutimit.