Ecje me taka në litar në 840 metra lartësi

Një nga ecjet më të frikshme mbi litar ka bërë amerikania nga Texasi, Faith Dickey gjatë festivalit “Highgirls Brazil”. 26 vjeçarja, përveçse ka ecur në litar në një lartësi prej 840 metra, ajo mbante veshur taka të larta, që e shtonin edhe më tepër rrezikun nga një lartësi e tillë, shkruan Mirror. “E kam bërë këtë që të shikoj tensionin dhe kënaqësinë. Kjo është hera e parë që po eci në litar në Rio dhe pamja është e mahnitshme. Vërtetë ishte spektakolare që të jesh mbi tërë qytetin, ekspozimi ishte befasues. Kjo ishte me të vërtetë një ecje shumë e vështirë”, ka thënë Disckey.

SHKARKO APP