Edhe kafshët shtëpiake duhet të karantinohen? 15 % e maceve pozitive me Covid-19
Sipas një studimi të bërë së fundmi midis 10 dhe 15 përqind të maceve që janë testuar në Ëuhana kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Mostrat e gjakut të marra nga 141 mace zbuluan se kafshët shtëpiake ka mundësi të infektohen me Covid-19 nga njerëzit.
Sipas hulumtimit, 15 nga macet kanë pasur antitrupa ndaj koronavirusit, ndërsa në 11 prej tyre antitrupat janë aq të fuqishme, saqë e parandalojnë infektimin. Asnjë nga macet që ishte infektuar me koronavirus në këtë studim nuk shfaqi simptoma por sipas ekspertëve besohet se ky virus mund të jetë vdekjeprurës për ato.
Por zbulimet nga studiuesit në Universitetin Bujqësor Huazhong, tregojnë se niveli i infeksionit te kafshët shtëpiake është shumë më i lartë. Studiuesit morën mostra gjaku nga 141 mace gjithsej, 102 pas shpërthimit të COVID-19 dhe 39 para shfaqjes së sëmundjes, transmeton abcneës.al
Nga 102 mace të marra në studim, 46 mace ishin nga strehimoret për kafshët, 41 nga pesë spitale të kafshëve shtëpiake dhe 15 nga familje ku të paktën një anëtar ishte i infektuar me Covid -19. Antitrupat COVID-19 u gjetën në 15 macedhe 11 mace kishin zhvilluar antitrupa.
Ekspertët kanë deklaruar se duhet të zhvillojnë më shumë kërkime për të zbuluar se si përhapet virusi midis kafshëve. Gjithsesi, ata gjetën mjaftueshëm arsye për t’i bërë thirje pronarëve të kafshëve shtëpiake të jenë më të kujdesshëm.
Ky studim gjithashtu ndihmoi për të kuptuar se nuk ka asnjë provë të transmetimit të virusit nga njeriu në njeri dhe ende nuk dihen shumë informacione për transmetimin nga njeriu tek macja, por studiuesit vunë në dukje se duhet patur kujdes.
“Disa maca parandaluese duhet të zbatohen për të mbajtur një distancë të sigurt midis pacientëve të ifnektuar dhe kafshëve të tyre shtëpiake”– thanë studiuesit.
Gjithashtu ata shtuan se të gjithë pacientët e infektuar me koronavirus gjatë periudhës së shërimit dhe karantinës në shtëpi t’ja lenë dikujt tjetër kafshët e tyre për kudjes.
Sipas të dhënave publike, deri më tani në SHBA janë të infektuara 17 mace me COVID-19.