“Efektet e Covid-19 mund të zgjasin”/ E vërtetojnë studimet

Një studim doli në përfundimin se Covid-19 dhe sëmundjet e lidhura me të mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Mbi 70% e pacientëve të kuruar që kanë shfaqur qoftë edhe një simptomë pas rikuperimit.

Studimi, i cili testoi 1733 pacientë me Covid, të dalë nga spitali Jinyiantan Ëuhan në provincën kineze Hubei, nga 7 janari deri më 29 maj, zbuloi se pacientët e shëruar shfaqnin ende probleme me lodhjen, dobësi muskulore, vështirësi në gjumë dhe ankth, shkruan “China Daily”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha mesatare në të cilët pacientët tregonin simptomat ishte 6 muaj, deklaroi Cao Bin, kryesuesi i studimit dhe nëndrejtori i Spitalit të Miqësisë Kinë-Japoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbulimi u publikua në Konferencën Shëndetësore Lancet-CAMS (Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore), që u zhvillua në Pekin.

Rezultatet e tij treguan se gjashtë muaj pasi pacientët raportuan për herë të parë simptoma Covid-19, rreth 50 për qind e tyre ende kishin të paktën një simptomë. Më shumë se 20 për qind raportuan ndërlikime psikologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?