Efekti magjik i lëngut të Aloe Verës
Bima e Aloe Verës është një nga bimët më të fuqishme që natyra ofron, kjo bimë arrin të shërojë organizmin si brënda edhe jashtë. Të gjithë i dimë përftimet që vijnë nga xheli i Aloe Verës, por lëngu i kësaj bimë ka veti të magjishme.
Si përftohet lëngu i Aloe Verës?
Gjethet e kësaj bime i ndajmë në gjysmë sipas gjatësisë, sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun. Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë. Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes dhe më pas e filtrojmë lëngun dhe është gati për ta konsumuar, duke i shtuar lëng portokalli,karrote ose çfarë fturi të dëshironi ju.
Vlerat shëndetësore të lëngut të Aloe Verës
Antioksidantë
Tek lëngu i Aloe Verës do të mund të gjeni një sërë antioksidantësh të fuqishëm të cilët do t’ju ndihmojnë të luftoni radikalet e lira, shenjat e plakjes dhe disa sëmundje.
Mbështetje për sistemin tretës
Aloe Vera përmirëson mënyrën e tretjes së ushqimit. Ajo e ndihmon stomakun të bëjë punën e vet dhe të garantojë një fluks normal të ushqimit nëpër të gjithë aparatin tretës. Nëse pini lëngun e Aloe Verës do të arrini të zvogëloni sasinë e acidit në stomak dhe të parandaloni formimin e ulçerës.
Vitamina dhe ushqyes
Lëngu i Aloe Verës përmban një sasi të lartë ushqyesish të domosdoshëm siç janë vitaminat A dhe E, magnezi dhe kaliumi.
Mbron sistemin imunitar
Imuniteti i mirë është një tjetër përfitim që vjen nga lëngu i Aloe Verës, kjo falë antioksidantëve, dhe nivelit të lartë të vitaminës C.
Shëndeti dentar
Pirja e lëngut të Aloe Verës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dentar. Bima përmban një substancë që quhet acemannan, e cila ndihmon për forcimin e dhëmbëve .
Përmirëson pamjen e lëkurës
Nëse konsumoni lëngun e Aloe Verës do të keni një lëkurë më të shëndetshme, sepse lëngu ndihmon në heqjen e thatësisë dhe largimin e irritimeve.