Ekspertët: Si të bini në gjumë për 10 sekonda…
Të gjithëve na ka ndodhur të kemi probleme me gjumin edhe pse mund te jemi shumë të lodhur.
Ekspertët thonë se tentimi për të rënë në gjumë, mund të jetë shkaku që ju ndiheni në ankth, të stresuar dhe nuk ju zë gjumi. Dhe nëse mendja juaj nuk fle, atëherë është shumë e vështirë për trupin që të relaksohet.
Mirëpo fatmirësisht, ekzistojnë disa metoda shkencore, të cilat ju tregojnë hap pas hapi çfarë duhet bërë për të rënë në gjumë.
Si të bini në gjumë për 10 sekonda?
Mund të duket shumë e pamundur që të flini brenda 10 sekondave, mirëpo nëse filloni të praktikoni disa metoda, atëherë kjo nuk është aspak e vështirë. Një ndër këto metoda është quajtur metoda e ushtrisë.
Metoda e ushtrisë ishte treguar së pari nga Shjaron Ackerman, nga libri “Relax and Win”.
Sipas kësaj metode, gjithçka që ju nevojitet është frymëmarrje e koordinuar dhe relaksim i muskujve.
Si të bini në gjumë për 60 sekonda?
Për të rënë në gjumë brenda 60 sekonda ju nevojitet metoda e frymëmarrjes 4-7-8.
Duke e kombinuar fuqinë e meditimit dhe fokusimit në frymëmarrje, ju mund të flini brenda 60 sekondave.
Gjithashtu, për ta praktikuar më së miri këtë metodë, është e nevojshme që të zhvendosni gjuhën në dy dhëmbët e parë dhe të filloni të merrni frymë thellë.
Relaksimi progresiv i muskujve është një metodë tjetër, e cila do t’ju ndihmojë shumë që të flini sa më shpejt.
Kjo metodë ka të bëjë me relaksimin e ngadaltë dhe jo të menjëhershëm të muskujve.
Si të bini në gjumë për 120 sekonda?
Thuaji vetes të rrijë zgjuar!
Kjo metodë është dëshmuar se funksionon.
E quajtur edhe si “qëllimi paradoksal”, supozohet se nëse i thoni vetes të rrijë zgjuar, mund të jetë një metodë e mirë për t’ju zënë gjumi më shpejt.
Vizualizoni një vend të qetë paqësor pa zhurma që të realizohet më lehtë metoda.
Disa metoda të tjera janë dushi i ngrohtë përpara gjumit, bërja e jogas, pirja e qumështit, mos konsumimi i ushqimeve të rënda para gjumit apo mbajtja e dhomës së gjumit e freskët.