Ekspertët zbulojnë se njerëzit me ngjyrë rrezikohen 4 herë më shumë se të bardhit nga koronavirusi

these hand mandalas and designs were created to reflect women of diverse backgrounds working together to empower and show racial and religious harmony

Njerëzit me ngjyrë kanë rrezik katër herë më shumë të vdesin nga koronavirusi sesa njerëzit e bardhë, sipas shifrave të publikuara nga ekspertët.

Statistikët e qeverisë britanike analizuan numrin e të gjitha vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Angli dhe Uells midis 2 marsit dhe 10 prillit.

Të dhënat treguan se njerëzit me ngjyrë të disa grupeve etnike ishin më të ndjeshëm ndaj koronavirusit në krahësim me personat e bardhë.

“Arsyet mbeten ende të pashpjegueshme”, tha Zyra për Statistika Kombëtare, e cila u mor me të dhënat.

Edhe disa studime të tjera shqetësuese kanë arritur në këtë përfundim.

Meshkujt me ngjyrë kanë 4.2 herë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi dhe femrat  me ngjyrë janë 4.3 herë më të predispozuara se meshkujt dhe femrat e bardha.

SHKARKO APP