Eksperti gjerman: Shumë parfume janë të rreme, përmbajnë urinë

Dhuratat që duhet të bëjmë për festa kushtojnë shumë, ndaj të gjithë vrapojmë nëpër ato qendra tregtare që kanë ulje.

Kurse së fundmi në Gjermani ka nisur një trend pak i pazakontë. Në këtë vend shumë faqe në internet ofrojnë parfume me 90% ulje.

Por eksperti Martin Ruppmann i këshillon të gjithë ata që blejnë në këto faqe të bëjnë kujdes, pasi në shumë raste këta parfume përmbajnë urinë. Ruppmann është drejtori i ‘Shoqatës së Shpërndarësve të Produkteve Kozmetike’ në Gjermani. Ai ka deklaruar:

Shumë parfume janë të rreme. Ata përmbajnë urinë, madje edhe substanca që të sëmurin. Tregoni kujdes kur blini sepse nuk mund t’i dalloni me nuhatje. Më shumë kujdes duhet të tregoni ndaj produkteve që janë me shumë ulje. Unë dhe kolegët e mi kemi zbuluar shumë mostra të parfumeve, që kishin në përbërjen e tyre urinë.’’

Më tej ai ka thënë se shumica e këtyre parfumeve të falsifikuara, që përmbajnë urinë vijnë nga Turqia. Gjithashtu, ai është shprehur se ka raste kur këto parfume prodhohen edhe në oborret e shtëpive, por ka dhe raste kur prodhohen në fabrika.

SHKARKO APP