Eksperti: Nga 26 nëntori, në Shqipëri janë ndjerë rreth 3 mijë tërmete
Nga 26 nëntori, dita kur vendi u godit nga tërmeti i përmasave shkatërrimtare, duke shkaktuar 51 viktima dhe mijëra të plagosur, në Shqipëri nuk kanë reshtur lëkundjet sizmike.
Kreu i shërbimit sizmologjike në Tiranë, Rrapo Ormeni tha për TCH se prej 26 nëntorit janë regjistruar rreth 3 mijë lëkundje tërmetesh.
“Që nga 21 shtator, tërmeti që shkaktoi jo pak pasoja pati shoqërim me pasgoditje. Pas 3 tetorit pati qetësi deri në 26 nëntor, kur u shënua më pas tërmeti i fortë me pasoja të rënda”, tha eksperti.