Eksperti turk: COVID-19 ndikon tek sistemi tretës dhe i bën sëmundjet e zemrës edhe më vdekjeprurëse
Ka mjaft pacientë që vuajnë nga sëmundje të zemrës, dhe një sëmundje ngjitëse si COVID-19 mund t’i bëjë ato edhe më vdekjeprurëse, sipas një eksperti.
Doktor Mehmet Emirhan Isik nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore në Stamboll, gjithashtu një ekspert për infeksione dhe mikrobiologji klinike, tha se COVID-19 prek më shumë njerëzit me hipertension, mushkëri dhe sëmundje të zemrës. Koronavurusi sjell edhe shumë komplikime kardiovaskulare.
“OBSH njoftoi Planin Global të Veprimit për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet jo-kongjeniale, të cilat synonin të luftonin me pirjen e duhanit, ngrënien jo të shëndetshme dhe konsumin e alkoolit. Dihet që njerëzit me sëmundje të zemrës janë më shumë të rrezikuar për sa i përket sëmundjeve infektive”, tha ai shtuar.
Eksperti shtoi se COVID-19 gjithashtu mund të ndikojë në sistemin tretës dhe nervor.
“Koronavirusi mund të dëmtojë edhe pjesët e shëndetshme të trupit. Për shembull, mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër te njerëzit me sëmundje koronare. Mund të prishë rrjedhën e gjakut dhe të shkaktojë hipertension. Për këtë arsye, pacientët me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në mbrojtjen e tyre nga virusi “.
Për këto arsye, ethet COVID-19, humbja e lëngjeve të shkaktuara nga virusi dhe toksinat virale që prishin muskujt e zemrës, rrisin rrezikun e sulmeve në zemër.
Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në vijimin e udhëzimeve kundër COVID-19 siç është larja e duarve, mbajtja e distancës sociale, përdorimi i duhur i maskave dhe pastrimi i ambienteve të tyre.
Eksperti gjithashtu shprehen se sëmundjet e zemrës mund të rrezikohen edhe nga mungesa e stërvitjes, kjo është arsyeja pse janë jashtëzakonisht të rëndësishme ushtrimet fizike për njerzit me sëmundje të zemrës.
Së fundmi, ushqimi i shëndetshëm dhe gatimi i duhur janë të rëndësishme. Dhe pirja e duhanit duhet të shmanget gjatë gjithë kohës, por veçanërisht për pacientët me sëmundje të zemrës.