Ekspertja e seksit: Me shkruajti vajza 11 vjeçare dhe më pyeti nëse kryej vetëkënaqësi a humb virgjërinë
E ftuar në emisionin ”Why Not” në RTV Ora ka qenë e ftuar gazetarja dhe blogeria e njohur Zhaklina Lekatari. Ajo ka zgjedhur të flasë hapur për seksin përmes shkrimeve të saj që marrin një vëmendje të madhe nga të gjithë.
Blogeria ka bërë zhurmë të madhe dikur me deklaratën se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë marrëdhënie seksuale. Gjatë emisionit me Roza Latin, ajo ka ndarë disa histori të të rinjëve që janë vërtet të pabesueshme.
“Ata që më ndjekin janë nga 13-65 vjeç. Fokusi im kanë qenë padyshim të rinjtë sepse ata do jenë adultët e së nesërmes, ata janë në formim të identitetit, personalitetit të tyre, ata janë më të frikësuar, ata nuk e menaxhojnë dot emocionin e tyre.
Dje për shembull më shkruante një vajzë më trishtoi shumë sepse më tha që jam 20 vjeç dhe në moshë 14 vjeç mendoja se kisha ngelur shtatzënë me veten dhe tentova të pija ilaçe për t’u larguar nga kjo jetë sepse kisha frikë nga paragjykimi apo nga çfarë do mendonin prindërit për mua. Kur më dërguan në spital, nuk e kuptuan se çfarë kisha bërë dhe unë për 9 muaj kam pritur se çfarë do ndodhë me trupin tim, që pas 9 muajsh të vërtetoja që nuk isha shtatzënë dhe si kjo mijëra histori të tjera.
Në Youtube një vajzë tjetër më shkruante jam 11 vjeç, nëse unë kryej unanizëm pra vetëkënaqësi a e humb virgjërinë dhe ky a do jetë një problem kur unë nesër pasnesër do martohem?
Pra që në moshë 11-vjeçare të mendosh për martesën, për virgjërinë”, shprehet gazetarja.