Emocionuese, gruaja 63 vjeçe ‘kthehet’ në rini
Një grua është përlotur nga një surprizë për ditëlindje ku kthehet pas në vite.
Grimierja Goar Avestiyan nga Rusia i bëri një transformim të fytyrës vetëm me anë të make up-it. Gruaja, e identifikuar si Akobir e mori këtë dhuratë për 63-vjetorin e lindjes.
Pamja e bukur u realizua me qerpikë false dhe grim total i fytyrës, që e bënte Akobir të dukej shumë më e re në moshë.
Në përfundim, gruaja pa veten në pasqyrë dhe mbeti aq e tronditur sa u përlot. Surpriza nuk përfundoi këtu pasi i biri i dha një varëse floriri për ta plotësuar paraqitjen e saj. Video e grimit të Akobir është publikuar në profilin e grimieres në Instagram dhe ka marrë miliona klikime.
“Është ditëlindja e mamit Akobit dhe është një rastësi e bukur pasi ne jemi në Tashkent (kryeqyteti i Uzbekistanit) për tre ditë. Ajo mbushi 63 vjece dhe është aq e mirë, aq delikate. Ajo u trondt nga grimi im dhe ishte aq e lumtur nga dhurata e të birit sa shpërtheu në lot. Zoti i bekoftë të gjithë nënat. Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën kur bën grim në fytyrën e dikujt dhe e bën të ndihet e lumtur”, shkruajti grimierja 24-vjeçare.