Facebook arrin 1 miliard përdorues online në një ditë të vetme

 “Të hënën më 24 gusht Facebook ka tejkaluar murin e 1 miliard përdoruesve në një ditë të vetme, duke e çuar raportin në 1 në 7 persona përdorues nga e gjithë bota. Lajmi u bë publik nga themeluesi i medias sociale, Mark Zuckenberg, që për herë të parë pa përdorimin e Facebook-ut në një mënyrë kaq masive në një ditë të vetme.

Zuckenberg e pa këtë arritje si një hap për bashkimin e të gjithë botës në një vend, duke folur tashmë përtej të dhënave financiare. Ai shkruan se ndihet krenar për këtë arritje, që ka sjellë një botë më të hapur e më të lidhur, duke krijuar një botë më të mirë.

“Një botë më e mirë”

Këto fjalë të bëjnë një farë përshtypje pas rastit të shpërndarjes së videos së vrasjes së dyfishtë si në Facebook ashtu dhe në Twitter nga vetë autori i këtij krimi në mënyrë krejt të pacensuruar, analizon corriere.it. “Është e vërtetë që të dy platformat ndërhynë në mënyrë emergjente për të mbyllur profilin e Bryce Williams, autorit të vrasjes, por gjithashtu është e vërtetë se e ashtuquajtura autoplay (luajtja automatike e videove) ka dënuar me pamjet e krimit të tmerrshëm dhe persona që nuk kishin asnjë qëllim për t’a parë. Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur të hënën do të kishin qenë një miliardë ata që do të ballafaqoheshin (edhe pa dëshirën e  tyre) me pamjet e vrasjes live të dy punonjësve të medias”. E kjo është një kthesë nga e cila vështirë se do të kthehemi kaq lehtë prapa, përfundon artikulli në corriere.it ndërsa analizon situatën tejet kaotike në mediat sociale pas ngjarjes më të fundit në SHBA që bëri jehonë në të gjithë botën.

SHKARKO APP