Faktet e pathëna për sistemin tonë diellor

Ndërsa ne dimë shumë pak gjëra për sistemin tonë diellor, më poshtë keni 10 gjëra interesante rreth planeteve të vendosur në këtë sistem:

1 – Jupiteri, planeti më i madh

Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe është i njohur kryesisht si pika e madhe e kuqe, për shkak të stuhive të mëdha që ekzistojnë në sipërfaqen e Jupiterit. Ky planet është tërë kohës i përfshirë nga stuhitë, dhe nga shkencëtarët kjo ndodh për të ruajtur sigurinë e tij.

2 – Ka 5 planetë xhuxhe në sistemin tonë diellor

Edhe pse ekziston një debat i madh për planetë xhuxhe, ajo që ne mund të biem dakord është kjo: ata janë trupa në thelb të mëdha planetarë të cilët nuk kanë pastruar orbitën e tyre mjaftueshëm për t’u konsideruar planetë të mëdha.

3 – Sistemi ynë diellor është jo plotësisht me asteroide

Ndërsa të gjithë kemi parë shumë filma ku shfaqen asteroide, disa nuk mund ta kuptojnë se sistemi ynë diellor përmban edhe një rrip të madh asteroid të vendosur midis Jupiterit dhe Marsit, si dhe asteroid të vegjël të grupuara në të gjithë sistemin diellor në mënyrë të barabartë afër Tokës.

4 – Venusi është planeti më i nxehtë

Nëse pyeten se kush është planeti më i nxehtë, shumica e njerëzve do të përgjigjen për Mërkurin. Por në fakt nuk është aspak e vërtetë. Në këtë përfundim është arritur që kur u zbulua se Mërkuri është planeti më afër Diellit. Por nga studimet ka dalë se Venusi është më i nxehtë se sa Mërkuri. Edhe pse është më larg nga Dielli.

5 – Statusi i Plutonit është vënë në dyshim prej kohësh

Shumë njerëz u shokuan kur komuniteti shkencor njoftoi se Plutoni nuk konsiderohej më si planet. Shumë prej nesh na është thënë që kur ishim të vegjël se Plutoni ishte një planet, dhe ky nga shumë vetë shihej si një fakt i padiskutueshëm. Shkencëtarët më pas filluan ta vinin në diskutim ekzistencën e tij.

6 – Një ditë në Mërkur është baras me 58 ditë në Tokë

Një ditë në çdo planet konsiderohet të jetë një rrotullim i plotë. Ne në Tokë jemi mësuar me këtë rrotullim çdo 24 orë, dhe prandaj na duket e çuditshme të kalosh një ditë në Mërkur. Rrotullimi i plotë i planetit atje bëhet afro sa 60 ditë në Tokën ku jetojmë ne. Duhet të presësh shumë kohë deri kur të zbardhi dielli.

7 – Stinët në Uran zgjasin 20 vjet

Urani është i njohur kryesisht për emrin më fatkeq nga të gjithë trupat qiellorë dhe kjo madje ka shkaktuar mjaft shaka. Por planeti ka më shumë gjëra të tjera se sa thjeshtë emri. Urani ka një anim orbital me 82 gradë, që do të thotë se është i anuar. Kjo e jep efektin tek stinët, që zgjatin sa 20 vjet në tokë.

8 – Masa e sistemit diellor është 99% diell

Dielli është, natyrisht, pjesa më e rëndësishme e sistemit tonë diellor. Edhe pse ky top i shkëlqyer i gaztë na jep dritë, nxehtësi, dhe energji-  bën pjesën më të madhe të punës në sistemin tonë diellor.

9 – Ju do të peshonit shumë më pak në Hënë

Graviteti në Hënë, për shkak të masës së tij të vogël, është shumë më pak nga sa ai që përjetojmë në Tokë. Graviteti i Tokës është rreth gjashtë herë më i fortë se ai në Hënë, për ta krahasuar. Kjo do të thotë se në Hënë mund të kërcesh 6 herë më lart se në Tokë. Do t’ju duhet shumë të përshtateni me atë mënyrë jetese.

10 – Saturni nuk është i vetmi planet me unaza

Ndërsa shumë prej nesh e kanë mësuar në shkollë se Saturni kishte unza të mahnitshme, e përbërë nga shkëmbinj të vegjël, akull dhe grimca të tjera, në fakt nuk është i vetmi. Në fakt të gjitha planetët më të mëdha në sistemin diellor janë të veshur nga këto unaza. Kjo është e vërtetë edhe për Jupiterin edhe për Neptunin. Urani për shembull ka 9 unaza të ndritshme rreth tij.

SHKARKO APP