Familja në Florida gjen thesarin 1 milionë dollarësh (Foto)

 

Një familje nga Florida e SHBA, që prej vitesh është vënë në ndjekje të thesareve, ka zbuluar flotën spanjolle të mbytur në vitin 1715 në Atlantik dhe në bordin e anijeve ka gjetur objekte ari me vlera më shumë se 1 milionë dollarë.

Mes objekteve të çmuara janë edhe 51 monedha ari si edhe një zinxhir 12 metra i larë në ar.

Familja Shmit, e përbërë nga pesë anëtarë – prindërit, djali me të shoqen dhe vajza e tyre, kanë ndërrmarë aveturën në bordin e anijes së tye.

Djali 27 vjeçar i familjes, zbuloi disa nga objektet në qershor.

Gjetja e thesarit përkon me 300 vjetorin e mbytjes së flotës me 11 anije spanjolle në 1715. Shkak për këtë u bë një uragan në brigjet e Floridës ndërsa anijet po lundronin nga Havana në Spain.

Objektet u zbuluan në thellësinë 4 metra e gjysmë në Fort Pierce, rreth 210 kilomentra larg Miamit.

Historianët thonë se flota transportonte një thesar që sot vlen 400 milionë dollarë, prej të cilit janë rikuperuar vetëm objekte me vlerë 175 milion dollarë.

Sipas ligjeve, shteti i Floridës do të përftojë 20% të vlerës së thesarit që do ekspozohet në një muze, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet mes kompanisë që ka të drejtën e kërkimit në këtë pjesë të oqeanit dhe zbuluesëve.

SHKARKO APP