Festivali me dema në Spanjë nis keq, plagosen 3 persona
Një person u godit nga demi dhe dy të tjerë pësuan traumë në kokë gjatë ditës së parë të festivalit më të njohur të qytetit verior të Spanjës, Pamplona këtë të diel.
Mijëra vrapues, të veshur kokë e këmbë me të bardhë, me shamia të kuqe në qafë, mblidhen çdo vit për festivalin tradicional me dema, të cilët lëshohen të vrapojnë rrugëve të qytetit.
Këtë vit, demat ishin nga mbarështuesi i bagëtive Puerto de San Lorenzo, demat e të cilit kanë qenë përgjegjës për një goditje në të kaluarën. Një person ishte goditur në ditën e hapjes së festivalit vitin e kaluar.
Ky festival do të zgjasë deri të dielën e ardhshme, ku njerëzit do të guxojnë të vrapojnë me turmën e demave.