Fitojnë në lotari 58 milionë, por shitësi iu bën gjëmën me biletën fituese

Një ngjarje e pabesueshme vjen nga Skocia! Fitojnë 58 milionë sterlina, ose rreth 65 milionë euro në lotari, por për shkak të një gabimi një shitës i hutuar, grisi gabimisht biletën fituese, duke rrezikuar mos marrjen e shpërblimit.

Fatmirësisht gjithçka u rregullua, por për pak çaste Fred dhe Lesley Higgins, 67 dhe 57 vjeç, u mbuluan nga djersët e ftohta.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Aberdeenshire, ku çifti kishte blerë dy bileta, ndërsa shitësi pasi kontrolloi të parën, u tha se nuk kishin kapur gjë.

Bileta e dytë ishte fituese, por edhe ajo u gris para se të shikohej që ekrani u ndriçua duke konfirmuar fitimin e jackpot.

E vetmja gjë që mund të bënte shitësi ishte t’iu kthente mbas dy copat e biletës çiftit, për shkak se numrat ishin të lexueshëm.

Në këto momente çifti Higgins, telefonoi operatorin e lotarisë kombëtare duke i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Për të provuar se bileta e tyre ishte fituese, mbërriti një ekip sigurie, i cili bëri verifikimin e biletës së grisur si dhe analizoi kamerat e sigurisë së dyqanit ku shitësi kishte grisur biletën.

Pas shumë verifikimesh më në fund Fred dhe Lesley u konfirmuan fitues, ndërsa tashmë ndodhen me pushime.

SHKARKO APP