Fituesi i lotarisë me shumë 6.4 milion dollarë, është nga Iraku
Ndonjëherë fati të suprizon kur ti nuk e pret. Një ngjarje e tillë i ka ndodhur një person i cili jeton në Irak. Ai ka fituar plot shumën prej 6.4 milionë dollarë në një lotari në shtetin Oregon në Shtetet e Bashkuara.
Në masa të rrepta sigurie, shuma e parave është tërhequr me 1 dhjetor, në selinë e lotarisë në Salem të Oregonit, tre muaj pasi ka fituar, ka thënë Chuck Baumann zëdhënës i Lotarisë së Oregonit. Fituesi e kishte blerë lotarinë në Internet, dhe nuk e kishte imagjunuar se do të fitonte. Ai ndihet i lumtur që më në fund do ketë një jetë të lumtur, së bashku me familjen e tij.
Emri i fituesit nuk është bërë i njohur edhe pse rregullat e lotarisë në përgjithësi nuk lejojnë që fituesit të mbeten anonim, zyrtarët shtetërorë e kanë respektuar kërkesën e personit, që identiteti i tij të mbahet sekret për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij në Irak.
“Ai e bëri shumë të qartë se sasia e parave që e ka fituar këtu me siguri se do ta vënte atë dhe familjen e tij në rrezik”, tha Baumann.
R.Sh