Foshnja 11 muajshe vdes gjatë fluturimit
Një foshnje 11 muajshe raportohet se ka vdekur gjatë një fluturimi mëngjesin e së mërkurës.
Arnav Varma po udhëtonte me prindërit me Qatar Airëays nga Doha në Hyderabad të Indisë, kur filloi të kishte probleme me frymëmarrjen rreth orës 2.30 të mëngjesit.
Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Apollo pasi aeroplani u ul në aeroportin ndërkombëtar Rajiv Gandhi, sipas njoftimeve, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.
Mendohet që foshnja ka lindur në shtetin amerikan të Neë Jersey dhe ka një pasaportë amerikane. Ndërsa i ati Anil Varma ka pasaportë indiane.
Familja thuhet se ka mbërritur në Doha nga SHBA për të vizituar familjen.
Ata po udhëtonin me Qatar Airëays SR-500 para se incidenti të ndodhte.