Fosili 100 milion vjeçar i dinozaurit (FOTO)
Një shkencëtar britanik ka zbuluar fosilin e një dinozauri brirë mesëm, i cili kishte jetuar në Lindje të Amerikës Veriore rreth 100 milionë vjet më parë. Një fragment i kockave të nofullës ofron dëshmi të një ndarje lindje-perëndim në evolucionin e dinozaurëve në kontinentin amerikanoverior, shkruan prestigjozja Independente.
Dinozaurët që kanë jetuar në kontinentin perëndimor, të quajtur Laramidia ishin të ngjashëm me ata që janë gjetur në Azi. Dr. Nick Longrich, biolog nga Qendra e Evolucionit Milner me bazë në Universitetin e Bathit, ka studiuar nja nga këto fosile të gjetura.
Sipas studimeve është mësuar se dinozauri i gjetur në Amerikën e Veriut i përket llojit Ceratopsia. Gjetja e këtij dinozauri ka treguar se ata kanë pasur dieta të ndryshme, dhe kanë evoluar përgjatë rrugëve të dallueshme evolucionare.
“Po aq kafshë sa janë gjetur në Australi dhe në vendet e tjera të botës, duket se ato që kanë jetuar në Lindje të Amerikës Veriore, të cilët kanë jetuar në periudhën e Kretakut të vonë kanë evoluar në një mënyrë krejtësisht ndryshme, nga ato të gjetura në pjesën perëndimore”, ka thënë Longrich.
Studimi i tij është publikuar në revistën shkencore “Cretaceous Research”, është fosili i parë nga lloji i dinozaurëve Ceratepsioan, i cili është identifikuar që ka jetuar në këtë periudhë kohore në Amerikën e Veriut.