Fotot e rralla të NASA zbulojnë ‘lumenjtë e artë’ të Amazonës

Fotografi të rralla mahnitëse të publikuara nga NASA kanë zbuluar minierat e arit që mendohet të jenë të paligjshme në pyjet e Amazonës në Peru.

“Lumenjtë e artë” të kapur në imazhe janë në fakt gropa që besohet të jenë gërmuar nga minatorë të palicensuar. Gropat ndriçoheshin nga rrezet e diellit që reflektonin, ndërkohë që pamja u vu re përgjatë muajit dhjetor.

Imazhet janë prova të mëtejshme të ekzistencës së  minierave shkatërruese të arit në rajonin Madre de Dios në jug-lindje të Perusë.

Vendi është një eksportues kryesor i arit dhe Madre de Dios është shtëpia e një industrie të madhe me mijëra minatorë që përpiqen të sigurojnë jetesën.

Zona është një pikë e nxehtë e biodiversitetit dhe industria nxjerrëse ka çuar në shpyllëzime të gjera dhe shkatërrim të habitateve jetësore.

Minierat po helmojnë komunitetet lokale pasi merkuri përdoret për të nxjerrë mallin e çmuar dhe shkencëtarët thonë se një sasi e konsiderueshme lëshohet në lumenj ose në atmosferë.

Gropat ku minatorët janë në kërkim të arit shfaqen si qindra pellgje të mbushura me ujë, të rrethuara nga balta, ku bimësia është hequr.

Minatorët ndjekin rrugët e lumenjve të vjetër ku ishin depozituar sedimentet, përfshirë mineralet.

Në janar 2019, një studim zbuloi se shpyllëzimi i minierave të arit shkatërroi rreth 22,930 hektarë të Amazonës së Perusë në 2018, sipas grupit Monitorimi i Projektit Amazon Andean.

Të gëzuar nga rritja e çmimit të arit, njerëzit nga komunitetet lokale që shpesh janë të privuar shohin një mundësi për të siguruar jetesën nga minierat. Në vitin 2012, kishte rreth 30,000 minatorë që punonin në rajon.

SHKARKO APP