Franca mban Kampionatin më të çuditshëm Botëror, ja veçantia që bashkoi 34 vende

Franca ka mbajtur javën e kaluar Kampionatin Botëror të qethjes së deleve. Kompeticioni i veçantë është mbajtur në qytetin Le Dorat të Francës, ndërsa mësohet se në të morën pjesë më shumë se 300 garues nga 34 vende të botës të cilët qethën rreth 5 mijë dele.

Në këtë kampionat garohej në dy disiplina, atë të qethjes me gërshërë dhe ajo me makinë. Fituesi i këtij konkursi u vlerësua në bazë të shpejtësisë dhe teknikës për qethjen e bagëtive. Sipas përllogaritjes u shënua dhe një rekord i ri pasi në 24 orë u qethën mbi 2500 krerë bagëti.

SHKARKO APP