Francë, shitet 1,11 milionë euro një safir i rrallë i Kashmirit

Një unazë me iniciale të vendosura në sipërfaqen e një safiri nga Kashmiri, me vlerë 18 karat u shit dje në mbrëmje 1,11 milionë euro, njoftoi sot Hoteli i Shitjeve të Monte Karlos, organizator i shitjes së bizhuterive, që mblodhi në total 2,5 milionë euro në dy ditë.

Kryesisht e mbuluar me diamante, kjo unazë, e vlerësuar rreth 800 000-1,2 milionë euro, i detyrohet vlerës së saj për cilësinë dhe veçantinë e gurit të çmuar, safiri i Kashmirit, shumë i kërkuar nga koleksionuesit.

E gjetur duke nisur nga vitet 1880 pas rrëshqitjes së dherave në malet e Himalajeve, safiri i Kashmirit dallohet nga ngjyra e ëmbël dhe e kadifenjtë,ndriçimi dhe butësia në të njëjtën kohë, një blu e qartë por e thellë, përmirësuar nga një nuancë e lehtë e purpurt. Minierat e saj nuk janë më aktive sot.

“Kjo bizhuteri, që u vu në shitje nga një familje princërore, ka parë tre blerës të përballen, i pari e ka vlerësuar me 900 000 euro ndërkohë që dy të tjerët nuk e kaluar pragun e një milionë eurove”, theksoi zëdhënësi i kësaj shtëpie shitjesh.

Blerësi final kërkoi të mbetet anonim.

Kjo shitje mbetet gjithashtu larg rekordit botëror të arritur nga “Blue Belle of Asia”, një safir i Ceilonit, 392 karat vendosur në një gjerdan diamanti dhe që arriti shumën katastrofike prej 17,29 milionë dollarë tek shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë në 2014.

SHKARKO APP