“Frozen 2” grumbullon 350 milionë dollarë fitime në debutim
“Frozen 2” grumbulloi 350 milionë dollarë në fundjavën e hapjes në mbarë botën, duke mposhtur çdo parashikim.
Gjithashtu kaloi edhe fitimet e filmit origjinal.
Filmi siguroi 15 milionë paund në Britani dhe Irlandë, si edhe 127 milionë dollarë në SHBA dhe Kanada.
Origjinali i “Frozen” në vitin 2013 mori 93 milionë dollarë fitime gjatë 5 ditëve të para në kinema.
Dhe përfundoi duke siguruar një total prej 1.27 miliardë dollarë fitime në total.
Disney thotë se të ardhurat e fituara nga “Forzen 2” janë fitime rekord nga një film i animuar në fundjavën e debutimit.