Fusin letra sekrete në mur kur ishin fëmijë, gruaja shpërthen në lot kur i gjen pas 30 vitesh

Kimberley Colbeck, 36 vjeç ka shpërthyer në lot, pasi zbuloi disa shkrime sekrete që ajo ka shkruar së bashku me motrën dhe vëllain e saj në vitin 1987 dhe i kishin fshehur në një mur të shtëpsë së tyre të vjetër.

Një ndërtues që po merreshe me rikonstruktimin e shtëpisë, ka gjetur letra të shkruara 30 vite më parë nga 3 fëmijët e familjes Andrew 13 vjeç, Christopher 8 vjeç dhe Kimberley e cila ishte vetëm 3 vjeç.

Kimberley e emocionuar nga këto gjetje, i ka publikuar në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë qava kur pashë për herë të parë këto shënime. Vëllai im i madh Andrew vdiq me fat të keq dy vjet më parë. Ishte vërtet emocionuese të shohësh shkrimet e tij.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëra prej letrave ishte fshehur në një shishe qelqi të vogël. Ata kishin shkruar emrat, moshat dhe datën që ndodheshin momentalisht në atë kohë.

Mesazhi  që Andrew kishte shkruar: “Sot është Dita e Shën Valentinit 14/2/89” dhe dita e ditëlindjes sime.

Familja Colbeck u zhvendos nga shtëpia në 2013, por ajo vazhdon të mbajë kujtime të shumta nga fëmijëria e Kimberley.

“Do ja tregoj këto letra babait tim, i cili ka probleme të shëndetit mendor. Shpresoj t’i kujtohet diçka” është shprehur Kimberley .

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?