Gabimi i madh që bëni kur lani dhëmbët
Një prej gabimeve më të mëdha që disa njerëz bëjnë në procesin e larjes së dhëmbëve është kohëzgjatja. Shumë njerëz nuk harxhojnë kohë mjaftueshëm dhe shumica e dentistëve rekomandojnë larjen e tyre për 2-3 minuta. Pavarësisht kësaj duhet thënë se janë të paktë njerëzit që e bëjnë këtë.
Herën tjetër, shiheni kohën për të parë se sa zgjat rutina juaj e larjes së dhëmbëve. Shanset janë që teksa jeni duke nxituar për në punë apo kur jeni shumë të lodhur dhe mezi prisni të flini në darkë, jeni duke i kushtuar larjes së dhëmbëve rreth 1 minutë.