Gadafi është gjallë?! Mediat algjeriane: U vra sozia e tij
Ish-udhëheqësi libian, Muamar Gadafi, sundoi vendin nga 1969 deri në vitin 2011, kur në tetor të po atij viti ai u vra.
Megjithatë, jo gjithkush beson në vdekjen e tij. Teori të ndryshme se ai ende është gjallë qarkullojnë në internet, veçanërisht në shumë forume arabe.
Dyshimet për vdekjen e tij kanë filluar të dalin menjëherë pas vrasjes së tij, në qytetin e tij të Sirte.
Shumë gjëra ka pasur të paqarta rreth vdekjes së Gaddafit, saqë edhe një organizatë e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar zyrtarisht hetimin për shkak se ajo mund të jetë një krim lufte.
Por sipas një gazete algjeriane, ai ishte gjallë dhe se personi i cili u torturua dhe u vra është Majid Ali Al Andalus, i cila ishte tashmë i njohur për analogji me udhëheqësin libian.
Sipas teorive konspirative, Gadafi është ende gjallë dhe mendohet se CIA me miqtë e tij publikuan një lajm të rremë. Edhe përkrahësit e tij vazhdojnë të pretendojnë dhe besojnë se ai është i gjallë, pasi u vra sozia e tij.