Gënjeshtra dëmton rëndë shëndetin!
Pjesa me e madhe e njerëzve mendojnë se gënjeshtra është një mënyrë e sugjestionimit të vetvetes. Ja se çfarë ndodh!
Studiuesit thonë se duke gënjyer rrisim vetëvlerësimin dhe vetëmbrojtjen. Njeriut i pëlqejnë gjërat ideale dhe për këtë arsye ai krijon versionin më të mirë të situatës duke sajuar kështu një gënjeshtër që e konsideron si të mirë për veten e tij në radhë të parë dhe së dyti si më të pranueshme nga të tjerët.
Bëni kujdes dhe ndaj gënjeshtrave, qofshin këto dhe të rastësishme. Ndalimi i gënjeshtrave qoftë të rënda, të vogla apo pa keqdashje përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik dhe psikologjik të njeriut.
Gjithashtu një studim i bërë së fundmi nga Universiteti i “Notre Dame” në Indiania ka përfshirë 110 persona që i përkisnin moshës, 19 deri në 71 vjeç në një eksperiment të shtrirë në 10 javë, të cilët gjatë gjithë kohës këta persona udhëzoheshin që të mos thoshin asnjë gënjeshtër.
“Nuk duhet të gënjeni për asnjë arsye”, ishte ky urdhri që iu dha të përfshirëve në eksperiment.
Në fund rezultoi se lidhja mes gënjeshtrave dhe shëndetit ishte gjithnjë më e fortë.
“Sa herë që niveli i gënjeshtrave rritej, shëndeti pësonte luhatje, kur gënjeshtrat nuk thuheshin, kishte përmirësim të tij”, u shpreh Anita Kelly, profesorë e psikologjisë dhe autore kryesore e studimit.
Sipas saj sa më pak gënjeshtra u thanë rezultuan më pak probleme me fytin, me kokën dhe me ftohjen dhe më e rëndësishmja, humori i njeriut ishte më i mirë.
V.TH