Gjahtarët paguajnë për foto me zebrat e vrara

Gjahtarët britanikë paguajnë që t’u jepet mundësia të vrasin edhe zebra të cilat rrezikojnë zhdukjen, dhe që të krenohen me fotot në Facebook.

Shumë prej tyre paguajnë udhëtime në agjenci turistike që merren enkas me këtë punë.

Endi Denson, një nga operatorët e kësaj agjencie, ka shpërndarë foto të zebrës së vrarë në faqen e Facebook.

Në një foto tjetër, Pit Livesej buzëqesh përkrah një zebre të ngordhur, dhe në faqen “Huntershill Safaris” ai shkruan: S’jam kënaqur kurrë kaq shumë me pantallonat veshur”.

Këto kafshë duken më të preferuarat për gjahtarët britnaikë, të cilët kanë dërguar me qindra pjesë të trupit të tyre në Britnai, si trofe.

Edhe pse nuk është e paligjshme të gjuash në Afrikën e Jugut, disa ministra e qeveritarë po përpiqen të bllokojnë importin e pjesëve të trupit si trofe.

SHKARKO APP