Gjarpëri kurrë nuk sulmon i pari, në Ballkan nga 10, tre janë helmues!

Shumë rrallë ndodhin raste në këto treva që dikush të vdesë nga sulmi i një gjarprit. Kjo që ndodhi në Neum është hera e parë që dëgjova në 15 deri 20 vitet e fundit që dikush vdiq nga kafshimi i gjarprit. Por nepërka është gjarpri më i rrezikshëm në rajon sepse ka helm të kombinuar. Çdo vit në këto treva ndodhin sulme por nuk janë vdekjeprurës”, ka thënë Ljiljana Tomoviç, profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Biologjisë në Beograd pas lajmit të vdekjes së një njeriu nga Dubravica, në rrethinën Neum, në perëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, se është kafshuar nga një nepërkë,

Ajo thekson se pas kafshimit nga gjarpri është shumë e rëndësishme që të reagohet në kohë në mënyrë që të ndalohen komplikime të mundshme.

“Në rastin e të ndjerit në fjalë, ndoshta nuk është reaguar mjaft shpejt ose i vdekuri ishte alergjik ndaj kafshimit. Nuk kam njohuri për detaje rreth kësaj ngjarjeje. Por nuk ka arsye për tu frikësuar sepse në këto treva më shumë njerëz vdesin nga sulmi i bletëve”, ka thënë Tomoviç e cila përndryshe kishte doktoruar në temën “Nepërkë”.

Ajo rikujton se në rajonin e Ballkanit ka rreth dhjetë gjarpërinj, tre prej të cilëve janë helmues, por njerëzit më së shumti hasin nepërkën.

Ndërkohë, pas letargjisë dimërore, gjarpërinjtë shpesh shfaqen në bodrume, korridore, tavanet, oborre dhe kopshte. Në prill dhe maj zgjohen, bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës, çiftëzohen, dhe pastaj ndahen dhe jetojnë vetëm.

Tomoviç thekson se njerëzit megjithatë duhet të jenë të vetëdijshëm që gjarpërinjtë asnjëherë nuk të sulmojnë të parët njeriun pa arsye.

“Gjarpërinjtë nuk e sulmojnë të parët njeriun. Ata nuk sulmojnë, vetëm në rast se njeriu i shkel. Përveç kësaj, janë shumë të dobishme në luftimin e brejtësve. Gjarpërinjtë rregullojnë numrin e brejtësve dhe dëmtuesve. Janë rregullatorët më të mirë kundër dëmtuesve. Këtë kemi mundur të shohim edhe pas përmbytjeve që vitin e kaluar goditën vendet në rajon. Gjithashtu, gjarpërinjtë rregullojnë edhe shumë sëmundje”, tregon Tomoviç.

Ajo vuri në dukje se në rajonin e Ballkanit njerëzit kanë shumë pak njohuri për gjarpërinjtë dhe botën e tyre.

“Më parë njerëzit nuk janë frikësuar aq shumë nga gjarpërinjtë siç është rasti sot. Mungesa e informimit dhe njohurive janë arsyeja e madhe për frikë dhe trajtimi i gabuar ndaj tyre”, konsideron kjo profesoreshë, duke propozuar se njerëzit në rast se hasin në gjarprin duhet të qëndrojnë të qetë madje edhe nëse kalon përmes tyre.

Gjarpërinjtë lëkurën e tyre të hollë, të mbuluar me një numër të madh të pllakave me brirë, e ndërrojnë disa herë në vit. Nuk kanë vesh dhe nuk dëgjojnë, por ndjejnë dridhjet e valëve të zërit nëpërmjet eshtrave të nofullës së poshtme. Gjuha e tyre, e cila është burim i frikëve dhe paragjykimeve të shumta, shërben si ndjenjë shumë e zhvilluar e shijes dhe e erës.

 

Nga përafërsisht 2.900 lloje të gjarpërinjve të njohur në botë, 400 janë helmues, ndërsa në rajonin e gjerë të Ballkanit, nga 15 lloje, helmues janë pesë prej tyre, por vdekjeprurës vetëm tre prej tyre.

SHKARKO APP