Gjëegjëza / Nëse i jep oksigjen jeton, nëse i jep ujë nuk mbijeton. A e gjeni dot se çfarë është?
Disa gjëegjëza zgjidhen me fuqinë e vëzhgimit, të tjerët me aftësitë matematikore dhe shumë prej tyre kërkojnë që ne t’i fusim aftësitë tona logjike në punë. Ato janë argëtuese dhe shumë të dobishme, prandaj ne po ju sjellim një gjëegjëzë shumë interesante që shpresojmë ta gjeni lehtë.
Është një gjë që kur i jep oksigjen jeton, kur i jep ujë nuk arrin të mbijetojë. Çfarë është?
Përgjigje:
Nëse keni lodhur trurin dhe nuk e gjeni dot, përgjigjia e saktë është flaka. Pra sa më shumë oksigjen të ketë aq më e madhe bëhet flaka, nëse i hidhni ujë ajo do shuhet.