Gjen letrën që i ka nisur Babagjyshit para 72 vitesh, merr dhuratat e kërkuara


 “Babagjyshi nuk ekziston”, kjo është një frazë shumë e dëgjuar e sidomos në periudhën e këtij viti. Ndoshta Babagjyshi nuk ekziston në formën klasike të tij, por mund të ekzistojë në disa mënyra të tjera. Një letër e shkruar para 72 vitesh për Babagjyshin, tashmë është zbuluar në një oxhak.  Por nuk ishte babagjyshi me mjekërr të bardhë e rroba të kuqe ai që e gjeti. Punëtori, Leëis Shaë, e gjeti këtë letër teksa po e rregullonte oxhakun në një shtëpi. Shumë persona ndoshta do të vendosnin ta hidhnin, por ai vendosi ta gjejë personin që e ka shkruar në Facebook. E ai e gjeti. Këtë letër e ka shkruar 78 vjeçari, David Haylock, i cili e ka pranuar që e ka shkruar këtë letër kur ishte gjashtë vjeç. Për më tepër, Shaë, e surprizoi atë duke ia dhuruar pikërisht dhuratat të cilat ai i kishte kërkuar 72 vjet më parë.
Në letër shkruhej:
“I dashur baba i Krishtlindjeve, a mund të më sjellësh një arush, një palë daulle, ushtar, pantofla dhe çfarëdo lodre tjetër që ke, Me dashuri David”, shkruhet në letrën e para 72 viteve.
Haylock, ka treguar për kohën kur e ka shkruar këtë list të gjërave që do dëshironte të ia sjellte babagjyshi si dhe shprehet që e tërë pritja ia ka vlejtur. “Është një kohë shumë e gjatë që prej kur e kam dërguar këtë list, por definitivisht ia ka vlejtur”. “Ishte kohë lufte, më kujtohet që bashkë me nënën e kemi hedhur letrën në oxhak”. “Dua shumë që ti hap të gjitha dhuratat tani, por do të pres deri më 25 dhjetor”, u shpreh Haylock.

SHKARKO APP