Gjenden 12 mijë gurë në trupin e indianes (FOTO)

 

Një mjek ishte i habitur pasi që hoqi 11.950 gurë nga trupi i një gruaje indiane, dhe ky mendohet të jetë një rekord i ri botëror. Minati Mondal, 51 vjeçare, kishte vuajtur nga dhimbjet e stomakut për dy muaj rresht. Dy javë më parë, ajo u pranua në spitalin Debdoot Sevayan në Kolkata, Ëest Bengal, në lindje të Indisë. Pas kryerjes së disa testeve, mjekët gjeten se ajo vuante nga një rast i rëndë i gurëve në veshka. Mjekët nuk prisnin të gjenin një numër kaq të madh të gurëve. Dr Makhan Lala Saha, tha se ishte parashikuar një numër i madh i gurëve, por ishte ende i tronditur kur numri kaloi mbi 5 mijë. Ai hoqi rreth 12 mijë gurë për një orë me ndihmën e një kirurgjie të gjatë laparaskopike, pa pasur nevojë të bëhën prerje të mëdha në lëkurë. “Unë kurrë nuk e kisha menduar se një njeri mund të përmbajë kaq shumë gurë”, tha Makhan. “Me janë dashur disa ndihmës dhe rreth katër orë për numërimin e gurëvë që ishin midis 2 mm dhe 5 mm”, vazhdoi ai. Dr Saha shtoi: “Dy muaj më parë, unë kam operuar një vajzë që kishte 1.110 gurë, por pavarësisht numrit tronditës, kam gjetur se në vitin 1983, mjekët në Britani kishte hequr 3,110 gurë nga një pacient gjerman në fshikëzën e tëmthit”. “Por, tani ky numër është një rekord i ri”. Zonja Mondal u lirua nga spitali dy ditë më parë dhe tani po shërohet në shtëpi. Burri i cili nuk e kishte të qartë se nga vinte zhurma, njoftoi pa humbur kohë policinë: agjentët e gjetën shumë shpejt vogëlushen që ishte mbuluar me një batanije dhe e çuan me shpejtësi në spital. Mjekët pasi e vizituan, thonë se gjendja shëndetësore e bebes është e qëndrueshme.

SHKARKO APP