Gjenden pas 400 vjetësh eshtrat e Servantesit

Shkencëtarët mjeko­ligjorë thonë se kanë gjetur varrin e gjigantit spanjoll të letërsisë, Miguel de Cervantes, gati 400 vjet pas vdekjes së tij. Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e Cervantes, gruas së tij dhe njerëzve të tjerë të regjistruar si të varrosur bashkë në Manastirin e Barefoot Trinitarians në Madrid. Ndarja dhe identifikimi i eshtrave të tij, të cilat janë të dëmtuara keq do të jetë i vështirë, thanë zbuluesit.

Autori i romanit të famshëm Don Kishoti u varros në vitin 1616 ndërsa Kisha u rindërtua më vonë. Eshtrat e Cervantes u zhvendosën në ndërtesën e re në fund të shekullit 17. Eshtrat e njeriut të njohur si “Princi spanjoll i Letrave” rezultonin të humbura për shekuj me radhë. “Fundi i tij ishte ai një njeriu të varfër. Një veteran lufte me plagët e tij të betejës“, tha Pedro Corral, kryetari i artit, sportit dhe turizmit në këshillin e qytetit të Madridit. Miguel de Cervantes ka lindur afër Madridit në vitin 1547. Ai u bë ushtar në vitin 1570 dhe u plagos rëndë në betejë para se të kapej peng nga turqit dhe të mbahej në burg për pesë vjet.

Cervantes është i njohur si babai i romanit modern për romanin e famshëm “Don Kishoti i La Mancha­s”, i cili u botua në dy pjesë në vitin 1605 dhe 1615.Cervantes u varros në manastir në kërkesën e tij, pasi mendohet se murgeshat paguan për lirimin e tij nga burgu. Por kockat e tij u humbën kur ndërtesa u zgjerua disa vjet më vonë.Autoritetet spanjolle thanë se koloi botëror, shkrimatri i dashur nga të gjithë Miguel de Cervantes tani do të rivarroset “me nderime të plota ‘në të njëjtin manastir pasi për të është ndërtuar një varr.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?