Gjendet bomba që peshon 250 kg e Luftës së Dytë Botërore, 15 mijë banorë braktisin shtëpitë

Më shumë se 15,000 banorë të Hanoverit, në Gjermani u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi u evidentua një bombë që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.

Bomba peshonte 250 kilogramësh dhe u gjet në afërsi të kopshtit zoologjik të qytetit. Policia bëri thirrje qytetarëtve të braktisnin shtëpitë e tyre deri në neutralizimin e situatës.

Në Gjermani janë zbuluar shpesh bomba të tilla, “të harruara” nga Lufta e Dytë Botërore, kur Aleatët bombarduan vendin dhe veçanërisht Berlinin.

Evakuimi më i madh që nga viti 1945 ndodhi në shtator 2017 në Frankfurt, kur u gjet një bombë britanike që peshonte 1.4 ton. Në atë kohë, 65,000 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre.

Megjithëse ekspertët thonë se rreth 10% e mijëra bombave të hedhura në Gjermani gjatë luftës nuk shpërthejnë.

SHKARKO APP