Gjendet diamanti më i madh në botë

Në një minierë të diamantit në Botsuana është nxjerrë diamanti më i madh në shekullin e fundit

Në deklaratën e firmës Lucara me seli në Kanada u pretendua se në minierën e diamantit Karowe të cilën e operojnë në Botsuana kanë zbuluar diamantin prej 1.111 karatësh.

Diamanati i nxjerrë në Botsuana është diamanti i dytë më i madh në botë deri më tani dhe se masat i ka 6.5 cm, 5.6 cm dhe 4 cm, shkruan Anadoly Agency.

Swiss Digital Desktop Reklama

Firma gjithashtu njoftoi se në të njëjtën minierë kanë zbuluar edhe dy diamantë prej 813 dhe 374 karatësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër diamanti më i madh i botës është diamanti i zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut me 3 mijë e 106 karatë i quajtur diamanti Cullinan. Pjesët e prera të këtij diamanti janë përdorur në bizhuteritë e familjes mbretërore britanike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?